Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç

    Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

    Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

    Vjen reagimi i parë nga Erdogan pas nisjes së numërimit të votave

    Presidenti Erdogan përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran: Një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale

    Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh te BIA serbe

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Bie çmimi i naftës pas lajmit për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit

    Trump sulmon Netanyahun: Duhet të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së, pa ne Izraeli nuk do të ekzistonte për dy orë

    Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

    Kryeministri i Pakistanit: Pajtohen SHBA-Iran, të premten ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rugovasit s’i duan pronat private në Parkun “Bjeshkët e Nemuna”, kërkojnë të hiqen nga plani

04 Mars 2023, 14:09
në Lajme
Rugovasit s’i duan pronat private në Parkun “Bjeshkët e Nemuna”, kërkojnë të hiqen nga plani
Share on FacebookShare on Twitter

Plani Hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për ta shndërruar zonën e Rugovës në një park nacional ka shfaquar pakënaqësi te rugovasit. Banorët kërkojnë që mos të vendoset ky plan, të ndryshohet ligji dhe prej ligjit të hiqen pronat private nga parku nacional. Ndërsa, nga komuna thanë se duhet ta mbrojnë edhe interesin e banorëve, por njëkohësisht edhe parkun.

Qytetari nga Peja, Veton Mujaj tha për KosovaPress se mbi 330 persona në një debat publik njëzëri ishin kundër planit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, por siç tha ai, duket se ka hasur në vesh të shurdhër.

“Ne kemi të bëjmë me një ligj, ligjin për Parkun nacional të Bjeshkëve të Nemuna, i cili është miratuar në vitin 2013 dhe është futur në fuqi në vitin 2015. Prej asaj kohe nuk ka pasur ndonjë veprim të caktuar te aktit nën ligjor. Unë e shoh këtë si një akt nën ligjor të ligjit për park nacional….Problematika që shkakton kjo laurë nëse vendoset, përveç pagesave, edhe pse ministri thotë se nuk do të ketë pagesa për banorë, mirëpo do të ketë për mysafirin e banorëve dhe njerëzit në shtëpitë e tyre do të kenë probleme. Banorët kërkojnë që mos të vendoset ky plan dhe të ndryshohet ligji, dhe prej ligjit të heqen pronat private nga parku nacional…Mbi 330 persona që ishin në debatin publik, njëzëri kanë folur kanë thënë jo. Me sa duket kjo prapë ka hasur në vesh të shurdhur, sepse në komisionin parlamentar, menjëherë ka kaluar për futjen në parlament”, u shpreh Mujaj.

Ndërsa, zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zekaj deklaroi se kanëkërkuar që të hiqet zona e parkut, sepse sipas tij, po u shkakton probleme në ndërtime dhe “askush nuk po merr përgjegjësi”.

Ai tha është projekt i mirë, por mbetet të shihet nëse do të votohet nga deputetët, derisa shtoi se dhe janë me shqetësimet e banorëve.

“Ne kemi kërkuar që të hiqet zona e parkut, për shkak se po kemi shumë probleme me ndërtime dhe aty askush nuk po merr përgjegjësi. Po besoj që është bërë një projekt i mirë, por mbetet të shohim në kuvend se si po rrjedhin apo si po reagojnë në kuvend…. Ata po kërkojnë që rampa të jetë vetëm për turista dhe jo për banorë. Unë besoj se kjo duhet të zgjidhet me një marrëveshje që është e nënshkuar dhe jo të mbetet me fjalë, që ka me qenë kështu ka me qenë ashtu. Eshtë në projektligjin që e kemi shprehur dhe jemi me shqetësimet e banorëve sepse neve nuk na levërdis, duhet çdo herë ta mbrojmë interesin edhe të banorëve, por në të njëjtën kohë duhet pasur parasysh që duhet ta mbrojmë edhe parkun”, potencoi Zekaj.

Ai shtoi se përmes dëgjimeve publike, janë adresuar ankesat e qytetarëve dhe se nuk është korrekte që disa njerëz që nuk e vizitojnë apo njohin Rugovën, të vendosin për të.

“Besoj që i kanë marrë parasysh shqetësimet e banorëve, për të votuar, dhe nëse jo nuk e di se si mundet të bëhet një plan kur nuk merren shqetësimet e atyre njerzëve që jetojnë atje. Nuk është korrekte që disa njerëz që nuk e vizitojnë apo njohin shumë Rugovën, të vendosin për të… Ne kemi pasur dëgjimet publike dhe kanë marrë pjesë dhe deputetë dhe ata do të jenë të arsyeshëm me kërkesat e banorëve që i kanë pasur në atë dëgjim publik. Dëgjimet publike, dëgjimet me qytetarë janë vendet ku ne duhet të ankohemi. Ajo ka qenë dita më e mirë që ne i kemi shprehur shqetësimet tona, ose banorët i kanë shprehur shqetësimet e tyre”, tha Zekaj.

Ndërkaq, qytetari Veton Mujaj potencoi për KosovaPress se një numër i konsiderueshëm i ankesave të banorëve të kësaj komune nuk janë marrë parasysh.

Sipas tij, gjithçka ka shkuar duke i anashkaluar qytetarët.

“Ankesat e qytetarëve deri më tani nuk janë marrë parasysh, ato që kanë ndodhur, kanë ndodhur gënjeshtra, për shkak se kanë ardhë komisione të caktuara qeveritare që janë thirrur, por asnjëherë nuk janë takuar me banorë. Gjithçka ka shkuar duke i anashkaluar banorët, për shkak se e kanë ditur se banorët kanë pasur ankesa të arsyeshme dhe të fuqishme, që jo shumë lehtë kanë për t’i pranuar për t’i zgjedhur. Nuk shoh për momentin shumë shpresë që këta do të marrin ankesë të banorëve, gradualisht me punën që janë duke e bërë. Qeveria në këtë rast, nëse vazhdon kështu dhe parlamenti, këta me qëllim po shtyjnë një lloje revolte të kësaj popullate të vogël”, shtoi ai.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës planin hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka paraparë si pikë të rendit të ditës për dy seanca të kaluara, megjithatë, seancat janë ndërprerë, duke mos arritur të shqyrtohet.

Ndryshe, plani hapësinor për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka filluar qysh nga viti 2014.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç

Ndalohen rrjetet sociale në Britani të Madhe për personat nën 16-vjeç

38 minuta më parë
Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

2 orë më parë
Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

2 orë më parë
Vjen reagimi i parë nga Erdogan pas nisjes së numërimit të votave

Presidenti Erdogan përshëndet marrëveshjen SHBA-Iran: Një hap i rëndësishëm drejt paqes rajonale

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH