Ministri në detyrë i Infrastruktures Transportit Dimal Basha zhvilloi një takim me misionin e nivelit të lartë të Kornizë së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. (Western Balkans Investment Framework WBIF).
Gjatë ketij takimi u diskutua për projektet infrastrukturore në zbatim, si dhe për projektet strategjike që do të realizohen në periudhën e ardhshme, përfshirë sektorin e transportit dhe infrastrukturës.
Në këtë takimi ministri Basha, rikonfirmoi përkushtimin për përfundimin me sukses të projekteve në proces, si dhe për avancimin e projekteve të reja që do ta lidhin Republikën e Kosovës me Korridorin 8, Korridorin 10 dhe, në përgjithësi, me rrjetin trans-evropian të transportit, përmes zhvillimit të infrastrukturës moderne rrugore dhe hekurudhore.
“Këto investime do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke mundësuar udhëtime më të shpejta, më të sigurta dhe më efikase, ulje të kostove të transportit, si dhe forcim të lidhshmërisë së Kosovës me rajonin dhe Evropën. Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet thelbësor për realizimin e projekteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Republikës së Kosovës”, njofton Ministria e Infrastruktures dhe Transportit.


























