Rusia vendosi të dëbojë 5 diplomatë polakë nga vendi në përgjigje të veprimeve të Varshavës kundër diplomatëve rusë, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme Ruse, u shpreh se në përgjigje të veprimeve të Varshavës kundër diplomatëve rusë, 5 diplomatë polakë do të dëbohen nga vendi.
“Në deklaratë thuhet se” ‘ne vumë re se sa shpejt Varshava po përpiqej të shoqëronte administratën e SHBA-së duke kërkuar që tre diplomatë rusë të largoheshin nga Polonia. Në përgjigje, pesë diplomatë polakë do të dërgohen nga Rusia,” thuhet në deklaratën ruse.
Më parë, Polonia kishte shpallur tre diplomatët rusë ‘non grata’, duke i akuzuar ata për ‘shkelje të kërkesave të statusit diplomatik dhe kryerje të veprimtarive kundër Republikës së Polonisë’.
Ministria e Punëve të Jashtme polake njoftoi se ambasadori rus në Varshavë, Sergey Andreyev, u thirr në ministri dhe u dha një shënim në lidhje me deklarimin e tre punonjësve të Ambasadës Ruse në Varshavë si “persona të padëshiruar”./KPost/.