Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket të jetë emocionuar dhe shumë e lumtur për Ushtrinë e Kosovës e cila po merr pjesë në stërvitjen ushtarake “Defende Europe 21”.
Osmani në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe bashkë me ata janë edhe Kurti, Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes.
Kurti së bashku me Osmanin këtë të premte kanë qenë në Gjakovë ku ushtarët e Kosovës po marrin pjesë në këtë trajnim krah ushtrive më të forta botërore, si ajo e SHBA-së.