Qytetarët e Kosovës nuk kursejnë kur bisedohet për të udhëtuar për pushime, edhe kur kanë të ardhura të ulëta. Krizë ekzistenciale ose jo, qytetarët e Kosovës gjejnë mënyra nga të ardhurat e tyre modeste të udhëtojnë për pushime, ndonjëherë një herë, por ndonjëherë disa herë në vit. Disa edhe marrin hua vetëm të mos heqin dorë nga plazhi, transmeton Kosova Post.
Kriza ekonomike e shkaktuar nga inflacioni, ndryshimet në rrjedhat ekonomike të cilat i solli pandemija, kriza energjetike, por edhe lufta në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshme të mëdha në tregun botëror ndikuan në rritjen e aranzhimeve turistike.
Por, çka thonë të dhënat e deritanishme statistikore, sa qytetarët e Ballkanit ndajnë nga buxheti i tyre për pushim?
Qytetarët e Shqipërisë shpenzojnë 230 euro në ditë për person
Qytetarët e Shqipërisë vitet e fundit janë dëshmuar si mikpritës të mirë në turizëm. Kur bëhet fjalë për pushimet e tyre jashtë vendit, statistikat tregojnë se ata si turistë shpenzojnë mesatarisht 230 euro në ditë për person për një udhëtim.
Tek qytetarët e Kosovës praktikë është pushimi 7-ditor
Analizat e kompanive hulumtuese për preferencat turistike të qytetarëve të Kosovës tregojnë se pjesa më e madhe, respektivisht 75 për qind e qytetarëve, shkojnë në pushime 7-ditore ku shpenzojnë mesatarisht 200 euro në ditë për person.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shpenzojnë në mënyrë modeste
Në mënyrë modeste, por rregullisht, mund të përshkruhet zakoni për të shkuar në pushime tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, ata mesatarisht shpenzojnë 20 euro në ditë për një pushim vjetor që mesatarisht zgjat 11 ditë. Kjo do të thotë se një turist i Maqedonisë së Veriut shpenzon mesatarisht 220 euro për pushime.
Edhe pse kanë të ardhura më të larta, qytetarët e Kroacisë shpenzojnë më pak se shqiptarët në pushime
Edhe pse është i vetmi vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE) në rajon ku të ardhurat e qytetarëve janë dukshëm më të larta se në pjesët e tjera të rajonit, kroatët nuk shpenzojnë më shumë për pushime nëse i krahasojmë me vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave të Eurostat-it, turisti mesatar kroat shpenzon pak më pak se 200 euro në ditë për pushimet e tij.
Qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës shpenzojnë mesatarisht 250 deri në 300 euro për pushime
Hulumtimet për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë udhëton për pushime që zgjasin 7 deri në 9 ditë, ndërsa shpenzimet mesatare lëvizin nga 250 deri në 300 euro në ditë për person.
⅖¥⁹
Statistikat e Eurostat-it për sa i përket udhëtimeve turistike tregojnë se brenda BE-së qytetarët e Luksemburgut për pushime shpenzojnë më së shumti, mesatarisht 768 euro për person. Lart në krye përmenden edhe banorët e Maltës që shpenzojnë 646 euro për person, si dhe austriakët që shpenzojnë 607 euro për person.
Më pak para për pushime nga buxheti familjar shpenzojnë lituanët (107 euro), pasuar nga rumunët (125 euro) dhe qytetarët e Republikës Çeke (129 euro)./KosovaPost/