Sanije Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha – i njohur si “Sandokani”, ka rikujtuar rrethanat e vrasjes së tij dhe ka bërë thirrje për trajtim të drejtë dhe të bazuar në fakte të kësaj ngjarjeje, transmeton KosovaPost.
Abedin Rexha, ish-komandant i Brigadës 112, u vra më 8 tetor 1998 gjatë luftimeve në frontet e UÇK-së kundër forcave serbe. Rasti i vrasjes së tij mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më të diskutueshme të luftës.
Në reagimin e saj, Sanije Rexha thekson se institucionet duhet të angazhohen për zbardhjen e plotë të rasteve të tilla dhe të mos lejojnë shtrembërimin e historisë.
Ajo bën thirrje që e kaluara të trajtohet me ndershmëri, përgjegjësi dhe respekt për faktet, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike.
“Vetëm kështu ruhet shteti dhe mbrohet historia nga manipulimi”, thekson ajo.
Në përfundim, familja dhe bashkëluftëtarët vazhdojnë ta kujtojnë Abedin Rexhën – “Sandokanin” – si një nga figurat e përkushtuara të UÇK-së, duke nderuar kontributin e tij në luftë.


























