Sanksionet evropiane të vendosura ndaj Rusisë duhet të hiqen urgjentisht, ato po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në ekonominë gjermane, tha bashkëkryesuesi i partisë Alternativa për Gjermaninë, Tino Hrupala, për Sputnik, transmeton Kosova Post.
“Paqja në Evropë dhe nëpër botë është një nga qëllimet kryesore të Alternativës për Gjermaninë. Marrëdhëniet e mira me Rusinë luajnë një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Sepse për ne Rusia i përket Evropës. Kjo është arsyeja pse politika e sanksioneve kundër Rusisë duhet të ndalet menjëherë, kështu është përgjigjur Hrupala, lidhur me saknskionet ndaj Rusisë.
“Përndryshe, sanksionet po dëmtojnë të dyja palët edhe Gjermaninë edhe Rusinë. Nga këto sanksione janë prekur më së shumti kompanitë e gjermano-lindore e të cilat me vite kanë pasur bashkëpunim të mirë ekonomik me Rusinë” tha Hrupala.
Tutje ka theksuar Hrupala se Alternativa për Gjermaninë dëshiron të promovojë “mirëkuptimin midis popullit rus dhe gjerman”, që është një nga prioritete e tij.
Në mars, Këshilli i BE vendosi masa kufizuese ndaj gjashtë shtetasve rusë. Si përgjigje, Ministria Ruse e Punëve të Jashtme ndaloi hyrjen në Rusi të tetë qytetarëve të Bashkimit Evropian. Lista përfshin, ndër të tjera, kreun e Parlamentit Evropian, David Sasoli, si dhe nënkryetaren e Komisionit Evropian për vlerat Evropiane dhe transparencën, Vera Jurova./Kosova Post/