Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë homazhe sot për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e vrasjes së tij në sulmin e armatosur në Banjskë.
Schuebel ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e Bunjakut.
“Mendimet e mia janë me më të dashurit e tij”, ka thënë Schuebel.
Ai ka theksuar se BE-ja vazhdimisht ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të japin llogari.
Schuebel ka shprehur gjithashtu keqardhje që Serbia, sipas tij, ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave që ndodhen në Serbi.
“BE-ja ka bërë thirrje vazhdimisht që përgjegjësit për sulmin të japin llogari dhe shpreh keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata që ndodhen në Serbi”, ka thënë Schuebel.


























