Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në pranga të Policisë ka përfunduar edhe një 32-vjeçare në Gjilan, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ngacmuar ish të dashurin e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lidhur me rastin kanë dëshmuar edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se e dyshuara vazhdimisht dërgon mesazhe me përmbajtje ngacmuese në telefonin e tij.
32-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj saj është iniciuar rasti ‘Ngacmim’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që asaj t’i caktohet masa e ndalimit policor.