Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së parë të janarit në rajonin e Prishtinës ka shoqëruar në stacione policore pesë persona. Të dyshuarve u janë sekuestruar pesë armë zjarri dhe municion.
Sekuestrimi është bërë në lokacione dhe raste të ndryshme.
“Personave të dyshuar u është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, katër nga ta janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit i cili dyshohet edhe për përdorim të armës, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.


























