Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandidatura e tij u rrëzua nga Senati amerikan.
Në fillim të këtij viti Senati në ShBA nuk e miratoi emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.
Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit./Euronews.al.


























