Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, insiston t’i thotë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka histori të dokumentuar të përdorimit të armëve kimike.
Thomas-Greenfield thotë se SHBA “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër popullit ukrainas”.
Sipas ambasadores Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë për atentate./abcnews.al/