Banka Botërore është e gatshme të bëjë pjesën e saj në rindërtimin e Ukrainës pas shkatërrimit për shkak të luftës.
Kështu u shpreh shefi i Bankës Botërore, David Malpass, i cili theksoi se institucionet financiare ndërkombëtare nuk mund të marrin mbi supe shumat e përfshira vetëm dhe vendet e Evropës Perëndimore do të duhet ta ndihmojnë Ukrainën, shkruan Reuters.
Malpass vuri në dukje se Banka Botërore kishte luajtur një rol të madh në rindërtimin e industrisë së çelikut të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore dhe mund të luante një rol të ngjashëm në Ukrainë.
“Por madhësia është e frikshme,” tha ai, duke përmendur një vlerësim të fundit se do të kushtonte 411 miliardë dollarë për të rindërtuar ekonominë e Ukrainës, ose 2.6 herë më shumë se prodhimi i brendshëm bruto i pritshëm i vitit 2022.
“Banka është e përgatitur të luajë rolin e saj në rindërtim, por unë duhet të vendos pritshmëritë për botën që shuma për të rindërtuar sektorin e energjisë elektrike, sektorin e rrugëve, një sektor hekurudhor janë shumë më të mëdha në krahasim me madhësinë e bilancit e institucioneve financiare ndërkombëtare”, shtoi ai.