Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së

    Reagon vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani: “Taulant Balla ma vr@u për së dyti babën, kërko falje publike”

    Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

    Haziri deklarohet sërish: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

    Bëhet publike aktakuza kundër Haxhi Shalës, “marrëveshja për tërheqje të dëshmisë 200 mijë euro”

    Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

    Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit

    Sekuestrohen mbi 45 kilogramë ar në Pejë, MINT-i jep detaje

    Çmimi i arit bie nën 4.000 dollarë për ons për herë të parë që nga nëntori i vitit 2025

    Netanyahu: Do të miratohet armëpushimi me Hezbollahun

    BeH-ja notë proteste Izr@elit për mosvendosjen e flamurit shtetëror gjatë vizitës së anëtares së presidencës Cvijanoviq

    Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    Haziri i kundërpërgjigjet Bislimit për Kushetutuesen: Gjykatësi që solli këtë vendim, është këshilltar i madh i Presidentes Osmani

    LDK-ja kërkon Presidencën, Lutfi Haziri thotë se ka edhe konsensus: Ose unë, ose Lumir Abdixhiku

    “Çfarë komandant i leshit more!” – Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK-së nga marsi 1999 deri në fund të lu*ftës

    Goxhaj përgjigjet súlmeve të Ramës: “Halli i tij është ekzistencial, i ka dhënë premtime kri*mit të organizuar”

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit mbi 700 milionë euro

20 Janar 2024, 17:16
në Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës qindra miliona euro në vit.

Më shumë se 30 për qind e bruto prodhimit të brendshëm është ekonomi joformale, sipas disa të dhënave që kanë përpiluar zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ato janë publikuar edhe në raportin e progresit për Kosovën, në fund të vitit të kaluar.

Përkthyer në shifra nga ish-ministri i Ekonomisë i Kosovës, Haki Shatri, kjo nënkupton mbi tre miliardë euro.

Me Ligjin për ndarjet buxhetore këtë vit, bruto prodhimi i brendshëm parashihet të jetë rreth 10.6 miliardë euro.

Duke vënë në dukje seriozitetin e problemit, Shatri thotë se shmangia nga tatimet vërehet kudo – nisur nga mospagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit në pagë e deri te shitja e produkteve pa kuponë fiskalë.

Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha – që e tejkalojnë vlerën 25% – Shatri thotë se buxhetit të sivjetmë prej 3.3 miliardë eurosh do t’i shtoheshin edhe mbi 700 milionë.

Të ardhurat shtesë, sipas tij, “do të siguronin paga më të larta, investime në projekte kapitale, në sektorin e energjisë, por edhe në transfere sociale”.

“Do të mund të ndërtoheshin apo digjitalizoheshin shkollat, të investohej në spitale… Pra, do të përmirësohej mirëqenia e qytetarëve të Kosovës”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Përveç ndikimit në të hyrat buxhetore, shmangia nga tatimet krijon edhe konkurrencë të padrejtë në treg, thotë ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tani udhëheqës i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.

Sipas tij, bizneset që i shmangin tatimet, përfitojnë padrejtësisht kundrejt atyre që e respektojnë ligjin.

“Shumë biznese vazhdojnë t’u ikin obligimeve tatimore që i kanë ndaj shtetit”, thotë ai.

Me ligjin në Kosovë, të gjitha bizneset janë të obliguara që të pajisen me arka fiskale dhe, rrjedhimisht, të lëshojnë kuponë fiskalë për çdo blerje të realizuar.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë janë të regjistruara mbi 236 mijë biznese, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktive.

Të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë se numri i bizneseve të fiskalizuara është mbi 44 mijë.

E, sipas të dhënave të Institutit Riinvest, që promovon zhvillimin modern ekonomik në Kosovë, janë 23 deri në 25 për qind e bizneseve që u shmangen obligimeve tatimore, duke i nënraportuar shitjet.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, thotë për Radion Evropa e Lirë se niveli i shmangies tatimore është më i lartë te kompanitë e vogla, për shkak se edhe kontrollet te to, sipas tij, janë më të rralla.

“Këtë e evidentojmë gjatë anketave të realizuara me biznese, por edhe gjatë diskutimeve me bankat komerciale në Kosovë. Shumica e bankave, kur i bëjnë analizat e kredive, marrin parasysh deklarimin e qarkullimit në ATK, por i kërkojnë edhe ata që quhen ‘libra të dyfishtë’ që i mbajnë kompanitë për interesat e brendshme”, thotë Hashani.

Në librat në fjalë ndodh shpesh që bizneset private i regjistrojnë hyrjet e daljet për interesa të veta.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bankën Qendrore dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës nëse kërkesat e bankave për evidenca të tilla kanë ndonjë bazë ligjore, por nuk mori përgjigje.

Në një përgjigje me shkrim të ATK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se ky institucion, gjatë aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie vitin e kaluar, ka zhvilluar 212 inspektime, ndërsa për 47 persona të dyshuar për shmangie tatimore në ekonomi, janë paraqitur kallëzime penale.

Nga këto aktivitete, sipas ATK-së, është vërtetuar se vlera e shmangieve nga tatimi ka qenë mbi 9.3 milionë euro. Në vitin 2022, kjo vlerë ka qenë 3.5 milionë euro.

Për shmangie nga tatimi, ligji në Kosovë parasheh dënime me gjobë dhe me burgim deri në katër vjet, varësisht nga shuma e përdorur.

Më 9 janar, dymbëdhjetë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një pronar biznesi u arrestuan nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim në detyrë, por ata u liruan pas 48 orësh në mbajtje.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron punën e gjykatave, thonë se gjatë procesit të monitorimit të seancave, është evidentuar numër i madh i rasteve të veprave penale të shmangies nga tatimi.

Në një përgjigje me shkrim dërguar REL-it thuhet se “në numër shumë më të vogël, prokurorët ngrenë edhe aktakuza”.

“Nga monitorimi i seancave gjyqësore nga IKD-ja, shumica e rasteve përfundojnë me aktgjykim lirues… Në rastet kur gjykata konstaton fajësinë, dënimet e shqiptuara janë kryesisht me gjobë dhe me kusht”, thotë IKD-ja.

Sipas Shatrit, autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë inspektime “edhe më rigoroze”.

Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të shmangies tatimore, ATK-ja ka të publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare një aplikacion për denoncimin apo raportimin e shmangies tatimore.

Për denoncim duhet poseduar dëshmi të faturave të parregullta, mallit pa dokumentacion, faturave fiktive, mosmbajtjes apo manipulimit me arkën fiskale, punëtorëve pa kontrata pune e të tjera.

Bashkimi Evropian, ku Kosova mëton të anëtarësohet, e konsideron shmangien tatimore si një “çështje komplekse që paraqet sfida globale”.

“Derisa masat kombëtare janë të rëndësishme, ato kurrë nuk mund të kenë sukses vetëm. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe shtetet anëtare të saj duhet të punojnë së bashku, duke përdorur mjete dhe sisteme të përbashkëta dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira. Bashkëpunimi ndërkufitar mbetet vendimtar për arritjen e rezultateve”, vlerëson BE-ja.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

‘Historia nuk mohohet’, Artur Meçollari sfidon Ballën: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë e UÇK-së

Reagon vajza e Heroit të Kombit, Tahir Sinani: “Taulant Balla ma vr@u për së dyti babën, kërko falje publike”

13 minuta më parë
Haziri: Bashkëpunimi ndërmjet partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike

Haziri deklarohet sërish: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

28 minuta më parë
Bëhet publike aktakuza kundër Haxhi Shalës, “marrëveshja për tërheqje të dëshmisë 200 mijë euro”

Specialja ia ndalon Haxhi Shalës të shkoj për pushime me familjen në Shqipëri

48 minuta më parë
Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit

Inspektorati Qendror i Tregut kryen aksione për prandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH