Kur mbërriti në Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019, Joao Felix u pagua 127 milionë euro dhe ende mban rekordin si lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.
Felix tani është duke kërkuar dëshpërimisht një mënyrë për të vazhduar karrierën e tij dhe në intervistën e fundit ai iu ofrua Barcelonës, duke thënë se do të donte të luante në këtë klub, pasi është klubi që e ëndërron që në fëmijëri.
Marrëveshja mund të përfundojë deri në fund të kësaj jave.
Ashtu siç pritej, tifozët e Atleticos e morën këtë veprim të Felix si tradhti dhe këtë mëngjes disa prej tyre erdhën në Wanda Metropolitano dhe përdhosën pllakën e tij që qëndron para stadiumit.


























