Mes kaosit dhe tensionit është mbyllur seanca e sotme plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo seancë ishte parashikuar të zgjaste 4 orë, mirëpo tensioni i krijuar bëri që të mos kishte zhvillim normal të saj.
Me pankarta në duar, deputetët e opozitës përdorën zhurmues dhe u frynë bilbilave duke bërë që seanca të zgjaste vetëm 10 minuta, raporton KlanTv.
Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas me Gardën e Republikës dhe po ashtu i ndërpreu fjalën deputetit socialist, Vullnet Sinaj, të cilit iu afrua me bilbil tek mikrofoni.
Në këto kushte, kryeparlamentarja Lindita Nikolla vendosi mosvazhdimin e seancës së sotme plenare.


























