Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sipas protokollit zyrtar, prej orës 10:00 deri në ora 12:00 do të zhvillohet ceremonia e homazheve në mjediset e Presidencës. Më pas trupi i pajetë do të drejtohet drejt varrezave të Sharrës ku do të prehet ish-presidenti.
Këshilli i Ministrave të Shqipërisë shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare.
Sipas vendimit të qeverisë, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Trupi i pajetë i ish-presidentit Nishani mbërriti në atdhe në orët e para të së mërkurës, ndërsa në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, gjatë ditës së djeshme janë mbajtur homazhe.