Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se aktualisht procesi i numërimit vijon vetëm në qarkun e Elbasanit, por pritet që rezultatet e mbetura të mos ndikojnë në ndarjen e mandateve.
Në këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, diaspora shqiptare votoi për herë të parë, me një pjesëmarrje të lartë prej 79.64%.
Nga votat e diasporës kanë rezultuar disa ndryshime në renditjen e kandidatëve fitues. Në Tiranë, Olta Xhaçka arriti të sigurojë mandatin përmes një gare të ngushtë me Blerina Gjylametin. Ndërsa në Kukës, kandidati i Partisë Demokratike Isuf Celaj arriti të fitojë përballë Shkëlqim Shehut.
Sipas rezultateve përfundimtare deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD ka marrë 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, ndërsa Niama – Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë fituar nga 1 mandat secila.rtsh.