Me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare është shtyrë mbajtja e seancës së radhës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën, më 12 dhjetor, të shtyhet për një ditë tjetër.
Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.