Situata aktuale në të gjitha pikat kufitare në Kosovë është e qetë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat kufitare dhe në bazë të të dhënave zyrtare, në asnjërën nga pikat kufitare, pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta.
Situatë e njëjtë paraqitet zyrtarisht edhe në dalje të pikave kufitare, ku edhe daljet më të gjata janë deri në 10 minuta.