Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan

    Studentët e UP-së protestojnë të hënën kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

    ​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

    Altin Krasniqi nga protesta: Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si mund të reduktohet ndikimi i Rusisë në Ballkan

04 Qershor 2023, 9:25
në Lufta
Si mund të reduktohet ndikimi i Rusisë në Ballkan
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Harun Karcic & Peter Mandaville “United States Institute of Peace” /Ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës në Ballkan, mund të kuptohet vetëm duke marrë parasysh ndikimin dashakeq të Moskës në rajon nga një këndvështrim më i gjerë. Ndërsa Rusia ka objektiva specifike që lidhen me secilin vend të rajonit, objektivi i saj i përgjithshëm është të ndikojë mbi Ballkanin Perëndimor përmes qasjes së njohur “përça dhe sundo”, duke përdorur mjete të shumta ndikimi.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj evropianë janë të përqendruar tek lufta në Ukrainë, Rusia po shfrytëzon rastin për të shkelur kufijtë e NATO-s dhe për të mbjellë përçarje tek vendet që shpresojnë që një ditë t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

Moska depërton tek popullsia e rajonit kryesisht nëpërmjet përfaqësuesve politikë, mediave lokale dhe Kishës Ortodokse. Që të gjitha ato punojnë për të shfrytëzuar çështjet përçarëse dhe për të thelluar ndarjet ekzistuese në shoqëri të ndryshme.

Kërcënimet e supozuara nga zgjerimi i NATO-s, reformat e BE-së dhe “ekstremistët myslimanë” në Bosnje dhe Kosovë shpeshherë fryhen dhe manipulohen nga Moska për të përshkallëzuar tensionet, si dhe për të krijuar një ndjenjë pasigurie brenda popullatës.

Bosnje Hercegovina është ndoshta shembulli më i qartë i një vendi në të cilin mund të gjenden në thellësi tentakula ruse. Moska ka shumë vatra që mund të shfrytëzojë në një vend, i cili gjendet prej kohësh midis rrugëtimit drejt Bashkimin Evropian dhe NATO-s nga njëra anë, dhe nga ana tjetër elementëve politikë nacionalistë serbë të linjës së ashpër në Republikën Srpska (një nga të dyja entitetet autonome që përbëjnë Bosnjën; tjetra është Federata e Bosnjë-Hercegovinës).

Këto të fundit po e mbajnë vendin nën ndikimin e Beogradit dhe Moskës. Moska gëzon një sërë asetesh lokale, përfshirë politikanë nacionalistë serbë si Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska. Po ashtu ekzistojnë banda motoristësh si dega lokale e “Ujqërve të Natës”, milici paraushtarake si “Nderi i Serbisë, biznesmenë me lidhje të dyshimta, media pro-ruse dhe mbi të gjitha Kisha Ortodokse Serbe transnacionale.

Narrativat kryesore të fuqisë së butë të Rusisë përbëhen nga dy elementë: opozita anti-perëndimore dhe vëllazëria ortodokse. Diskursi i Kishës Ortodokse Ruse kundër “dekadencës morale” të Perëndimit” (i përdorur nga Kisha Ortodokse Serbe) i jep mundësi Moskës që ta përshkruajë procesin e integrimit evropian si një shembull tjetër i imperializmit normativ perëndimor, që synon të imponojë vlera liberale që janë të huaja për shoqëritë lokale (për të cilat supozohet se kanë më shumë të përbashkëta me ortodoksinë lindore sesa me Perëndimin).

Një element kyç i kësaj teknike është fajësimi për tensionet aktuale ndër-etnike i veprimeve dhe padijes së Perëndimit, por edhe krijimi i përshtypjes se Rusia po reagon vetëm ndaj agresionit perëndimor. Prandaj, Rusia po shfrytëzon jo vetëm dobësitë fetare dhe etnike në rajon, por edhe besimin në rënie tek demokracia dhe mungesa e vullnetit për reforma liberale demokratike që e ka pllakosur Ballkanin pas një dekade stanjacioni të procesit të zgjerimit të BE-së

Ashtu siç ballkanikët kanë kultura, etni dhe histori politike të ndryshme, edhe reagimet e tyre ndaj pushtimit të Ukrainës ishin të ndryshme. Disa u zemërua nga pushtimi rus ndaj një vendi sovran demokratik, sidomos kroatët, boshnjakët dhe kosovarët, që janë në gjendje të identifikohen me gjendjen aktuale të ukrainasve për shkak të përvojës së tyre të ngjashme si pasojë e aspiratave irredentiste të Slobodan Milošević’s në vitet 1990.

Ata janë duke parashikuar me ankth pasojat e mundshme gjeopolitike, dhe pyesin se çfarë mund të nënkuptojnë ato për të ardhmen e tyre politike. Të tjerët kanë shprehur hapur mbështetjen për presidentin Vladimir Putin dhe luftën e tij kundër Ukrainës, si Dodik dhe presidenti serb Aleksandar Vucic.

Nëpërmjet investimeve në energjetikë dhe tregti, Kremlini ka arritur të krijojë një burim jetik fondesh, dhe është dëshmuar i aftë në zgjerimin e ndikimit të tij brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore. Sepse qarqet kleptokratike në Ballkan e shohin si shumë fitimprurëse lidhjen me Moskës, ashtu siç i perceptojnë edhe investimet kineze.

Gjithsesi, për fat të mirë mund të ndërmerren ende disa hapa që mund të zbehin trajektoren e ndikimit rus në Ballkan, por vetëm nëse zbatohen në mënyrë të shpejtë dhe të fuqishme. Së pari, Evropa dhe SHBA duhet të përmirësojnë dhe mbështesin një arkitekturë të fortë dhe të përgjegjshme të sigurisë në Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi, vendet më të brishta dhe të pambrojtura të rajonit.

Është jetike të nxitet forcimi i institucioneve ushtarake dhe kapaciteteve të nivelit shtetëror në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është pro NATO-s dhe pro BE-së. Në të kundër Republika Srpska mund ta tërheqë më tej të gjithë Bosnjen në orbitën e Beogradit dhe në fund të Moskës.

Së dyti, duhet të ndalen fushatat dezinformuese ruse në gjuhët lokale të Ballkanit Perëndimor të cilat ushqejnë ndarjet politike dhe etnike dhe nxisin mosbesim dhe destabilitet. Për këtë duhen zbatuar leksionet e vyera që kanë vendet baltike në këtë aspekt.

Së fundi, një nga burimet thelbësore të paqëndrueshmërisë politike në Bosnje Hercegovinë është kushtetuta e saj. Një kushtetutë e re boshnjake duhet të pasqyrojë dëshirat e të gjithë qytetarëve, me çdo votë që numërohet në mënyrë të barabartë dhe pa kuotat etnike dhe vetot që e kanë penguar prej kaq kohësh një qeverisje efektive.

Me stabilizimin e qeverisjes në Bosnje, dhe sheshimin e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një sukses të dyfishtë: së pari duke siguruar demokracinë dhe stabilitetin shumë të nevojshëm për këto vende dhe së dyti duke e reduktuar kapacitetin e Moskës për të shfrytëzuar konfliktet e pazgjidhura ballkanike për përfitimet e saj strategjike.

Shënim:Dr.Harun Karcic, gazetar dhe analist politik me banim në Sarajevë që mbulon çështjet e Ballkanit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan

Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan

6 minuta më parë
Studentët e UP-së protestojnë të hënën kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Studentët e UP-së protestojnë të hënën kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

9 minuta më parë
Foda publikon listën e Kosovës, risi në përbërje

1 orë më parë
Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH