Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

    Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

    Njësia A4 e KEK-ut ndalet pas rrjedhjes së gazit në gjenerator

    Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

    Kryeministri i Malit të Zi: Vuçiqit po luan rolin e “PR-it të Rusisë” ndrysho

    ​PDK do të jetë sot në Kuvend, i kërkon Deharit ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

    “Rusia ta njohë pavarësinë e Kosovës” – reagime të forta në Moskë pas vizitës së Zelenskyt në Serbi

    Vuçiq vazhdon në rolin e propagandistit: Trazirat e marsit u përgatitën që Kosova ta fitojë pavarësinë

    Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën

    ​Nesër mund të shikojmë eklipsin diellor

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Siguria në Kosovë rrezikohet nëse kalon “Zajednica”, jo nëse nuk kalon…!

01 Dhjetor 2025, 17:20
në OP / ED
Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Agim Vuniqi

Proceset politike dhe kushtetuese në Kosovë po konsumohen në një konfuzion institucional, ku linjat ndarëse ndërmjet përgjegjësisë dhe papërgjegjësisë janë bërë të mjegullta. Parlamenti dhe Qeveria – dy institucionet qendrore të demokracisë kushtetuese – shpesh ndërthuren në një mënyrë që i lejon secilit prej tyre të shmangë përgjegjësinë, duke e hedhur barrën në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, nga ana e saj, nuk ka qenë pjesë e procesit të negociimit të marrëveshjeve me Serbinë, por ndër vite është thirrur për t’i interpretuar ato, pavarësisht se këto marrëveshje janë nënshkruar jashtë kornizave standarde kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Debati i fundit rreth “Zajednicës” është bërë arenë ku ndërhyjnë “ustaj” të huaj, diplomatë evropianë, emisarë të posaçëm dhe burokratë të BE-së, duke sugjeruar madje edhe “amandamentimin e amandamentit” dhe redefinimin e proceseve zgjedhore. Kjo qasje jo vetëm që ka ngjallur konfuzion juridik, por ka krijuar perceptimin se sovraniteti kushtetues i Kosovës është i kushtëzuar nga gatishmëria e saj për të zbatuar marrëveshje të cilat Serbia i politizon sipas kalkulimeve të Aleksandar Vuçiqit, Milorad Dodikut dhe strukturave të tjera destabilizuese rajonale.

Marrëveshja humbet validitetin kur mekanizmi që e ka nënshkruar nuk e ka autoritetin kushtetues për ta bërë këtë. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese më 2015 e konsideroi të papajtueshme me Kushtetutën strukturën e propozuar të Asociacionit, sot shumë aktorë politikë flasin sikur një interpretim i dytë mund të ndryshojë natyrën e marrëveshjes. Ndërkaq opozita vazhdon të shmangë pyetjen më thelbësore: a ishte e ligjshme procedura e nënshkrimit të marrëveshjes? Dhe nëse jo, përse nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një opinion formal mbi këtë çështje?

Ironikisht, mendimi i vitit 2015 i Gjykatës Kushtetuese ishte një fitore e Vetëvendosjes së atëhershme, por sot po përdoret si mekanizëm presioni ndaj të njëjtit subjekt politik që dikur e kundërshtonte marrëveshjen në rrugë.

Institucionet: kush është mbi kë?

Sot shtrohet një dilemë krejtësisht e re:

A po ngrihet Gjykata Kushtetuese mbi Parlamentin, apo Parlamenti mbi Gjykatën?

Në një republikë parlamentare, Parlamenti është autoriteti më i lartë legjislativ dhe mekanizmi i vetëkontrollit të qeverisjes. Ai mban përgjegjësinë për të shqyrtuar punën e Qeverisë, për të miratuar ligjet dhe për të garantuar interesin publik. Nëse Qeveria merr vendime që tejkalojnë interesin e shtetit, Parlamenti jo vetëm ka të drejtë, por ka detyrimin kushtetues të reagojë.

Në këtë rast, më shumë se 220,000 qytetarë kanë firmosur një peticion kundër Zajednicës — një fuqizim i drejtpërdrejtë i demokracisë pjesëmarrëse.

Historia e marrëveshjeve të dështuara dhe anatomia e një gabimi politik

Shumë nga politikanët dhe diplomatët e njohin tashmë logjikën e “Zanzibarit”: kur një bashkësi territoriale merr kompetenca ekzekutive, rezultati shpesh është paralelizim institucional, ngrirje territoriale dhe varësi nga qendrat e jashtme të pushtetit. Kjo është arsyeja pse marrëveshja e 2015-s – e nënshkruar nga qeveria Mustafa, e mbështetur nga PDK, LDK, AAK, AKR dhe Nisma – u perceptua si model që e thellonte fragmentimin territorial, politik dhe kushtetues të Kosovës.

Në mënyrë karakteristike, marrëveshja u paraqit publikisht si “teknike”, ndërsa në thelb ishte politike. Në çdo demokraci të konsoliduar, marrëveshjet politike me pasoja kushtetuese votohen në parlament. Kështu funksionon edhe Mbretëria e Bashkuar – shteti pa Kushtetutë të shkruar – e cila megjithatë ka ndërtuar një traditë shekullore ku marrëveshjet e sponsorizuara nga qeveria marrin fuqi juridike vetëm pasi votohen në Dhomën e Komunave.

Krizat e besimit dhe pështjellimi politik

Sipas praktikave të demokracive parlamentare, kur bie besimi në një marrëveshje me peshë të madhe, çështja ngrihet përmes mocionit të besimit ose mosbesimit. Nëse Qeveria nuk siguron shumicën për një marrëveshje të tillë, ajo rrëzohet. Në Kosovë, përkundrazi, partitë opozitare – LDK, PDK dhe AAK – edhe sot lënë të kuptohet se preferojnë zvarritjen, pazarët afatshkurtra, presionet e jashtme dhe kalkulimet parazgjedhore.

Kosova vazhdon të ngecë në një model politik ku forcat politike i imitojnë proceset rajonale e evropiane pa i kuptuar thellë, pa strategji kombëtare, pa vizion të brendshëm.

E ardhmja: rreziku i vërtetë nuk është moskalimi i Zajednicës

Nëse skena politike destabilizohet, udhëheqjet do të gjejnë strehë të shpejtë në procesin e zgjedhjeve. Elektorati do të bombardohet sërish me biografi kandidatësh, poliglotë imagjinarë që flasin “ikavski–ijekavski–ekavski”, ndërsa shqipja e tyre standarde është minimalisht funksionale.

Dhe ndërkohë, pyetja thelbësore mbetet:

A rrezikohet siguria në Kosovë më shumë nëse vonohet Zajednica, apo nëse ajo imponohet?

Sipas çdo standardi ndërkombëtar të sigurisë, çdo mekanizëm që krijon struktura paralele, që zgjeron ndikimin politik të Beogradit në territorin e Kosovës dhe që krijon një zonë me kompetenca ekzekutive brenda shtetit, rrit rrezikun e destabilitetit, jo e ul atë.

Prandaj, siguria e Kosovës rrezikohet kur kalon Zajednica – jo kur nuk kalon. Kjo është e vërteta e thjeshtë që shumë nuk duan ta thonë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

Analisti kroat: Vuçiq po përpiqet ta destabilizojë Podgoricën dhe ta frenojë rrugën e saj drejt BE-së

27 minuta më parë
Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

34 minuta më parë
Njësia A4 e KEK-ut ndalet pas rrjedhjes së gazit në gjenerator

Njësia A4 e KEK-ut ndalet pas rrjedhjes së gazit në gjenerator

57 minuta më parë
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Kryeministri i Malit të Zi: Vuçiqit po luan rolin e “PR-it të Rusisë” ndrysho

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH