I dyshuari Skender Llugiq i cili bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt sot në Kuvend, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”, përcjell KosovaPost.
Kështu kanjoftuar Prokuroria Speciale përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera thotë se po merren të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja””.
“Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.


























