Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

    ​Protesta në mbështetje të katërshes së UÇK-së, Limaj: Duhet lidership i fuqishëm për ta kthyer drejtësinë

    Altin Krasniqi nga protesta: Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

    Altin Krasniqi nga protesta: Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Policia në kërkim të një personi që dyshohet se kontrabandoi katër shtetas të huaj

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Protesta në Prishtinë, mund të ketë vonesa në qarkullimin e autobusëve

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Ish-avokatja e Rexhep Selimit: Një pjesë e dokumenteve në Hagë janë dorëzuar nga Serbia

    Lajm fantastik: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

    PDK pritet të dorëzojë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    Kurti pret në takim regjisorin Visar Morina, vlerëson filmin “Shame and Money”

    U nisën drejt Gjermanisë pas pushimeve në Kosovë, tre mërgimtarë humbin jetën në aksiďent

    Balaj: Specialja, jo vetëm që na barazoi me Serbinë, na nxori një oktavë më keq

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sot 33 vjet nga Traktati Maasstrichtit

07 Shkurt 2025, 9:01
në Lajme
Sot 33 vjet nga Traktati Maasstrichtit
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1992 u nënshkrua Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.

Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane – euro.

Negociatat për traktatin e Mastrihtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane.

Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm sepse shënon hapin e parë konkret drejt Bashkimit Ekonomik dhe monetar, por sepse nëpërmjet tij u kalua në Komunitetin Evropian dhe në Bashkimin Evropian, u përforcua bashkëpunimi mes shteteve anëtare në fushën e politikës së jashtme dhe arrihet në konceptin e qytetarit evropian.

Në qershor 1992, përmes referendumit, Danimarka i tha “JO” ratifikimit të Traktatit të Mastrihtit. Ndërkohë që në Francë, Traktati i Mastrihtit, i shtruar për referendum merr vetëm 50.4 për qind të votave: një gjysmë fitore dhe një goditje ndaluese për Evropën. Por me gjithë këto vështirësi, Traktati i Mastrihtit eci përpara, u kërkuan zgjidhje politike duke u bazuar në rezultatet e referendumit danez dhe pak nga pak u kapërcye edhe “jo”-ja e francezëve.

Traktati i Mastrihtit u firmos zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare më 7 shkurt 1992, në një qytet të vogël të Holandës, prej nga mori dhe emrin, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Belgjikën. Por, Traktati i Mastrihtit, menjëherë pas nënshkrimit të tij, nuk pati jetë të lehtë. Pikërisht sepse shënonte një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian, disa vende nuk e pritën mirë.

Për nga rëndësia që pati dhe bazat që hodhi, mund të thuhet se ai shkoi shumë më larg se objektivi ekonomik, të cilin kishte përcaktuar në fillim Komuniteti. Ai shënoi një etapë të re të procesit “të një bashkimi të vazhdueshëm më të ngushtë midis popujve të Evropës”, duke e veshur në këtë mënyrë objektivin ekonomik me një frymë politik.

Me hyrjen e tij në fuqi më 1 nëntor 1993, u krijua Bashkimi Evropian me 12 vende anëtare të Komunitetit, të cilat ishin: Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Spanja. Numri i anëtarëve do të shkonte në 15 në vitin 1995.

Në tërësinë e tij, Traktati i Mastrihtit mund të përmblidhet në tri elementë kryesore ose tri shtylla

– Së pari, veshja e Komunitetit evropian (e i cili zëvendësoi Komunitetin Ekonomik Evropian), me kompetenca të gjera mbikombëtare;

– Së dyti, bashkëpunimi në fushën e një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë;

– Së treti, bashkëpunimi në fushën e marrëdhënieve të brendshme dhe të drejtësisë.

Traktati i Mastrihtit njeh qytetarinë evropiane çdo personi që ka shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Evropian. Në këtë mënyrë, qytetaria evropiane është e kushtëzuar nga qytetaria kombëtare, por veç kësaj, ajo pajis edhe me disa të drejta të reja shtesë:

– e drejta e qarkullimit dhe e qëndrimit të lirë në vendet e Komunitetit;

– e drejta për t’u mbrojtur, jashtë vendit, nga ambasada apo dhe konsullata e secilit vend anëtar;

– e drejta e votës dhe për t’u zgjedhur në vendin rezident, për zgjedhjet evropiane dhe bashkiake, me disa kushte;

– e drejta e peticionit përpara Parlamentit Evropian;

– e drejta e ankimimit pranë Mediatorit Evropian lidhur me probleme në funksionimin e administratës komunitare. Një bashkim ekonomik dhe monetar

Vendimi për të krijuar një monedhë të përbashkët më 1 janar 1999, nën drejtimin e Bankës Qendrore Evropiane, ishte hapi final i integrimit ekonomik dhe monetar në gjirin e tregut të përbashkët. Bashkimi ekonomik dhe monetar u realizua në tri etapa:

– Së pari, liberalizimi i lëvizjeve të kapitaleve, etapë e cila përfundoi më 31 dhjetor 1993

– Së dyti, bashkërendimi i politikave ekonomike të vendeve anëtare, me qëllim uljen e inflacionit, të normave të interesit dhe të luhatjeve të kurseve të këmbimit, si dhe kufizimin e deficiteve dhe të borxhit të vendeve anëtare

Vendosja e këtyre kritereve, që njihen si “kriteret e Mastrihtit”, ishte parakushti për sigurimin e konvergjencës së ekonomive të vendeve anëtare, e cila nga ana e saj është kusht i domosdoshëm për kalimin në një monedhë të përbashkët. Kjo është arsyeja që kriteret e Mastrihtit rëndom quhen edhe “kriteret e konvergjencës”.

Kalimi në monedhën e përbashkët u përgatit nga Instituti Monetar Evropian, pararendësi i bankës qendrore evropiane.

– Së treti dhe së fundi, krijimi i një monedhë të përbashkët më 1 janar 1999, dhe i Bankës qendrore evropiane.

Zgjerimi i kompetencave të Komunitetit

Me Traktatin e Mastrihtit, kompetencat komunitare u shtrinë edhe në fusha të tjera siç ishin: arsimi, formimi profesional, kultura, shëndeti publik, mbrojtja e konsumatorëve, rrjetet trans-evropiane, politikat industriale. Zgjerimi i këtyre kompetencave u mbështet në parimin e subsidiaritetit, që do të thotë se këto kompetenca u zgjeruan në atë masë që objektivat e parashikuara nuk mund të realizoheshin plotësisht nga vendet anëtare në nivel kombëtar ose lokal. Pra, iniciativat komunitare nuk kishin për qëllim të zëvendësonin iniciativat e secilit vend anëtar në rrafshin kombëtar, por konsideroheshin si një plotës i këtyre të fundit.

Me Traktatin e Mastrihtit, edhe politika sociale bëhet pjesë e fushës komunitare. Protokolli social, ndonëse nuk u nënshkruar nga Mbretëria e Bashkuar, u përfshi në Anekset e Traktatit. Kështu, nga gjithë vendet anëtare (me përjashtim të Mbretërisë së Bashkuar), u adoptuan dispozita të përbashkëta lidhur me kushtet e punës, me barazinë midis burrit dhe gruas, me integrimin e personave të përjashtuar nga tregu i punës, me sigurimet shoqërore etj. Politika e jashtme dhe e sigurimit e përbashkët

Shtylla e dytë e Traktatit të Mastrihtit, e cila mbështetet në mekanizmin e bashkëpunimit politik të institucionalizuar me Aktin Unik, ka të bëjë me hartimin e një politike të jashtme dhe të sigurisë të përbashkët. Kjo politikë do të mundësonte ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme, shkruan KP.

Në këtë këndvështrim, vendimmarrja duhej të ishte unanime, ndërsa masat shoqëruese të miratuara me shumicën e votave.

Politikat e ndërmarra nga BE në fushën e sigurisë, kanë si objektiv mbrojtjen e përbashkët, duke u mbështetur në bashkimin e Evropës Perëndimore. Gjithnjë në këtë pikëpamje, vendet anëtare mund të veprojnë për llogari të tyre, por me kusht që veprimet e tyre të mos bien ndesh me vendimet e miratuara së bashku. Çështjet e brendshme dhe drejtësia

Shtylla e tretë e Traktatit u konceptua për të lehtësuar dhe siguruar lëvizjet e lira të individëve midis vendeve të BE-së.

Edhe këtu, vendimet merren në unanimitet – ato mbulojnë fushat e mëposhtme:

– rregullat e kalimit të kufijve të jashtëm të hapësirës së Komunitetit dhe forcimin e kontrolleve (duke filluar nga 1996, masat e marra në lidhje me vizat duhet të miratohen me shumicë votash; megjithatë një vend mund të miratojë dispozita të nevojshme me qëllim sigurimin e brendshëm dhe rendnin publik);

lufta kundër terrorizmit, kriminalitetit, trafikut të drogës dhe mashtrimeve ndërkombëtare;

bashkëpunimi në fushën e drejtësisë penale dhe civile;

krijimi i Zyrës evropiane të policisë (Europol), e pajisur me një sistem këmbimi informacioni midis policive të vendeve anëtare;

lufta kundër migracionit të paligjshëm;

politika të përbashkët të azilit.

Rishikimi i Traktatit

Në Traktat parashikohet edhe rishikimi i tij, kryesisht lidhur me institucionet komunitare, në kushtet e zgjerimit. Konferenca ndërqeveritare e mbledhur në vitet 1996-97, u finalizua me nënshkrimin nga ana qeverive të vendeve anëtare të një Traktati tjetër, atij të Amsterdamit, i cili ishte vazhdim i fushave dhe kompetencave të parashikuar në Traktatin e Mastrihtit.

Etiketat: 33 vjetMastritTraktati
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kritikat e Osmanit ndaj BE-së, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu Kosovë-Serbi

Finalizohet në Tiranë, Macron përgëzon Armeninë dhe Azerbajxhanin për traktatin e paqes

1 vit më parë
Putini paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore, fjalët e tij pas shpalljes së fitores në zgjedhjet në Rusi

 Putini i dorëzon qeverisë për ratifikim traktatin mbi partneritetin Rusi-Iran

1 vit më parë
Kalendari historik, 18 maj

Kalendari historik, 27 nëntor

2 vjet më parë

Pas 33 vite, Liga e Kampionëve ndryshon himnin më të famshëm të futbollit

2 vjet më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH