Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës 19:00, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” ku vijuan me thirrjet e tyre ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’.
Turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ , për të ndaluar para godinës së Kryeministrisë.
Për rreth dy orë do mbahen fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm, ndërsa më pas protestuesit do nisin marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme.


























