Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se sot do të organizohet afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore, shkruan Kosova Post.
Sipas këtij njoftimi, 6000 e 700 maturantë do t’i nënshtrohen këtij provimi, në 68 qendra të testimit.
Për këtë organizim janë angazhuar rreth 200 komisionerë.
“Në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 15 maturantë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Pas orës 10, koha kur fillon testi, në këto qendra nuk lejohet asnjë person tjetër, përveç maturantëve.
Rezultatet pritet të publikohen me 8 shtator./KosovaPost/