Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se të premten me 5 nëntor do të fillojë stërvitja ushtarake “Sistemi 2021”, në 50 lokacione dhe kjo do të tregojë se Serbi është një shtet i madh, i fortë dhe i organizuar që është në gjendje të përballojë probleme në të gjithë territorin e saj, transmeton Kosova Post.
Ministri Vulin tha në të përditshmen RTS, sot në programin e mëngjesit se kjo do të jetë stërvitja më e madhe e regjistuar ndonjëherë në historinë e Serbisë dhe se ushtrime të tilla ushtarake kaq të mëdha të mbrojtjes civile nuk janë bërë që nga koha e Jugosllavisë.
Sipas tij, stërvitja do të kryhet në të njëjtën kohë në 50 lokacione në 24 qytete dhe 26 bashki dhe do të përfshijë afër 8 mijë persona, pjesëtarë të Sektorit për Situatat Emergjente të Ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes Civile, Shërbimit të Shpëtimit Malor, Kryqi i Kuq, Ushtria Serbe, njësitë lokale për qëllime të ndryshme.
Ai theksoi se ushtrimi do të përmbajë një skenar real, pra çfarë mund të ndodhë me ne, me specifikat e secilit komunitet lokal në të cilin do të mbahen stërvitjet.sh.o./KOSOVA POST/