Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me sulmet e ditëve të fundit ndaj Policisë së Kosovës, derisa thotë se krimi i organizuar që operon në Kosovë e ka sulmuar sot policinë e Kosovës në veri të vendit, shkruan Kosova Post.
Tutje ka shtuar Haradinaj se aktet kriminale siç ishte kjo e sotmja ndaj policisë së Kosovës janë alarm për të gjithë.
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj nè Facebook.