Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka bërë homazhe, tek varrezat e dëshmorëve dhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, është deklaruar përsëri për sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit, ndërsa tha se ‘këto sulme kishin për qëllim vrasjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.
Kurti, theksoi se sulmi ishte një akt terrorist, ndërsa ka kërkuar hetime të thella për zbardhjen e rastit.
“ Kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist pasi pjestarët e policisë u gjuajtën me plumba dhe granata, por ata patën fat që pësuan vetëm dëme materiale. Tani mbetet në duart ,por edhe iu takon organeve përkatëse të hetojnë lidhur me sulmin. Gjithashtu, përveç zbardhjes së rastit të sulmit, institucionet e sigurisë të merren me hetimin për të t’u vlerësuar situata e sigurisë se çka duhet të ndërmarrin në mënyrë që në të ardhmen po pamundësojmë sulme të tilla. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale por sulme mbi policet që kanë pasur për qëllim të vrasin. Me strukturat ilegale të Serbisë dhe krimit i organizuar nuk do të ketë tolerancë nga qeveria e Kosovës”, u shpreh kryeministri Kurti.