Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se kjo parti fushatën për garën e balotazhit do ta bëjë duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Tahiri ka komentuar edhe kërkesën e ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj që ushtria amerikane ta ketë një bazë të përhershme në Kosovë, duke e cilësuar prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s të rëndësishme për Kosovën.
“Ne kemi tashmë një bazë të rëndësishme si Bondsteel, por para se të shkojë Qeveria e Kosovës të flasë për punën e prezencës ushtarake, e cila është mjaft e rëndësishme për vendin tonë, mirë është që ta trajtojnë çështjen e gazit, pra mos ta refuzojnë një projekt të tillë”, transmeton klan kosova. ‘E kemi theksuar edhe më herët se prezenca e një projekti të tillë amerikan jo që është e rëndësishme për ekonominë, por është e rëndësishme edhe për sigurinë tonë. Prezenca e ushtrisë së SHBA-ve në Kosovë do të thotë siguri jo vetëm për ne, por edhe për rajonin tonë”, është shprehur Tahiri, transmeton Klankosova