Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se kanë pranuar thirrje për ndihëm në njërën prej “Via Ferrata-ave” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KK se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë.
Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë. “Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi.
“Në ira 15:30 ka ndodhur rasti. Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit, autoambulananca dhe Shërbimi i Kërkim-shpëtimit Malor”, ka thënë Gashi.
“Pas pak kohësh, shërbimi i kërkim-shpëtimit ka arritur që ta tërheqë personin e lënduar dhe ta dërgojë në shërbimin e emergjencës në Pejë”.
Gashi tha se nuk e dinë ende se a ka marrë personi lëndime të lehta apo të rënda.