Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, në emisionin Natë Verë në T7, ka folur lidhur me Festën e Birrës në Korçë, ku Bashkia thirri këngëtarin Goran Bregoviq për të kënduar.
Sipas saj, problemi kryesor janë raportet Kosovë-Shqipëri dhe afërsia e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Tërmkolli tha se Bregoviq vetëm po përdoret si instrument për të treguar vendosmëri rreth projektit ‘mini-shengen’, i ashtuquajturi ‘Ballkani i Hapur’.“Bregoviqi vetëm po përdoret si instrument me tregu për vendosmërinë për ‘mini-shengenin’.
Kjo është një lloj përpjekje për Jugosllavinë e re”, është shprehur Tërmkolli.“S’është problemi Bregoviq. S’ka të bëjë absolutisht problemi me Bregoviqin”.
“Mendoj se problemi është pak më i thellë, tek raportet Kosovë-Shqipëri, dhe një afrim në mes të kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë”, shtoi Tërmkolli.