Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka ulur çmimet për herë të tretë këtë vit me qëllim të rritjes së kërkesës për dy modelet e saj më të shtrenjta të automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara, raporton Anadolu. Sipas çmimores në faqen e internetit të kompanisë, është bërë lirim prej 5.000 dollarësh për Modelin S dhe Modelin X. Versioni bazë i Modelit S kushton 84.990 dollarë, ndërsa çmimi i Modelit X është ulur në 94.990 dollarë. Çmimet e versioneve sportive të Modelit 3 dhe Modelit Y janë ulur gjithashtu përkatësisht me 1.000 dhe 2.000 dollarë. Çmimi i Modelit 3 tani është 41.990 dollarë, kurse Modeli Y është 49.990 dollarë. Tesla gjithashtu uli çmimet e automjeteve të saj në SHBA dhe Evropë në janar dhe mars për të rritur shitjet.
IMPRESUM
Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.
Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.
Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.
Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.