Thaçi reagon pas heqjes së flamurit kombëtar

Thaçi reagon pas heqjes së flamurit kombëtar

Pas heqjes së flamurit kombëtar nga ‘Rrethi’ i Prishtinës, ka reagur analisti politik, Jusuf Thaçi.

Thaçi, përmes postimit në facebook ka thënë se ‘kush do të besonte që kjo përdhosje e flamurit kombëtar do të bëhej nga shteti në krye të të cilit janë personat që thirren në luftën çlirimtare?’.

Ja postimi i tij:

Kush do ta besonte?!

Kush do ta besonte se flamuri kombëtar shqiptar do të përdhosej mu në qendër të Prishtinës nga shteti i Kosovës?!

Kush do ta besonte se kjo përdhosje e flamurit kombëtar do të bëhej nga shteti në krye të të cilit janë personat që thirren në luftën çlirimtare?!

Kush do ta besonte që shtetit që i paguajmë taksa dëshiron të na mohojë identitetin kombëtar?!

Kush do ta besonte që shteti i Kosovës nuk ka një shtizë për flamurin kombëtar?!

Shteti im që është kundër meje e kundër identitetit tim do të më detyrojë të kthehem kundër tij.

You may also like

Haliti: Asnjë oficer ushtarak s’ka hyrë në Kosovë si Forcë e Armatosur e Republikës së Kosovës

Xhavit Haliti, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të