Ditën e sotme është raportuar se Al Ittihad dëshiron transferimin e Mohamed Salah.
Kampioni i Arabisë janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit egjiptian.
Por gjashtë herë fituesi evropian ka thënë fjalën e fundit rreth këtyre raportimeve.
Liverpuli ka informuar Al Ittihadin se nuk do të ketë negociata pasi Mohamed Salah nuk është në shitje.
Pavarësisht kësaj, oferta astronomike e skuadrës arabe mbetet e vlefshme, dhe shpreson që Salah të detyrojë një levizje në lindjen e mesme.