Presidenti amerikan Donald Trump e quajti fitoren e aleancës së madhe konservatore të Gjermanisë “një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara”, pêrcjell KosovaPost.
“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, tha Trump në një postim në platformën e tij “Truth Social”.
Aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5 për qind të votave të dielën, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) – e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk – fitoi 20 për qind.



























