Ish -presidenti i SHBA- së, Donald Trump ka komentuar takimin e pasardhësit të tij Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë pak orë pas takimit kritik të mbajtur dje, Trump pohoi se “Biden nuk e trembi Putinin për shkak të procesit të tërheqjes nga Afganistani” : ‘Vladimir Putin e shikon me patetikë dorëzimin tonë në Afganistan, ushtarët e vdekur e qytetarët amerikanë të lënë pas, dhe pajisje ushtarake prej 85 miliardë dollarësh. Putin kur e shikon Bidenin nuk shqetësohet! Të dy udhëheqësit diskutuan për Ukrainën Shtëpia e Bardhë njoftoi se në bisedën dy-orëshe, Biden shprehu shqetësimin për rritjen e aktivitetit ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas.
Në deklaratën, e cila paralajmëronte se mund të ndërmerren “masa të vështira ekonomike” kundër Rusisë, u përdorën shprehjet e mëposhtme : Presidenti Biden përsëriti mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë thirrje për deeskalim dhe kthim në diplomaci. Kremlini raportoi se Putini donte garanci se NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes: NATO po bën përpjekje të rrezikshme për të eksploruar territorin ukrainas dhe po zhvillon potencialin e saj ushtarak pranë kufijve tanë. Prandaj, Rusia është e shqetësuar me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe marrjen e garancive të besueshme dhe ligjore të nivelit që pengojnë vendosjen e sistemeve të armëve në vendet fqinje të Rusisë./KosovaPost/.