Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten se ka ndaluar CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë, duke i akuzuar këto media për raportime të trilluara dhe të pavërteta mbi administratën e tij. Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social.
“Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ndaloj Fake News CNN, MS NOW dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë si rezultat i ‘raportimit’ të tyre të vazhdueshëm të lajmeve të rreme”, shkroi Trump.
Ai akuzoi gjithashtu Politico-n se kishte marrë një abonim prej 8 milionë dollarësh nga qeveria amerikane gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, duke e cilësuar këtë si të dyshimtë.
Trump tha se mediat nuk duhet të raportojnë lajme të rreme kur e mbulojnë Presidentin, Administratën ose Shtetet e Bashkuara, si dhe paralajmëroi se edhe media të tjera mund të përballen me masa të ngjashme.
CNN, MS NOW dhe Politico nuk reaguan menjëherë ndaj deklaratës së Trumpit. Reuters dhe Associated Press konfirmuan të premten se masa ishte shpallur me efekt të menjëhershëm./trt