Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja ka të ngjarë të marrin kontrollin e operacioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe se pret që vendet e tjera ta paguajnë Washingtonin për mbrojtjen e kësaj rruge ujore strategjike, transmeton Anadolu.
“Ne do ta ruajmë atë. Do të paguhemi për ruajtjen e saj, shumë para. Duam të rimbursohemi për vënien në rrezik të popullit tonë”, tha Trump për “Fox News”.
Ai akuzoi Iranin për shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të arritur midis SHBA-së dhe Iranit më 18 qershor.
“Ne patëm një marrëveshje. Ata gjithmonë e prishin atë. Ne thjesht do t’i godasim shumë fort. Ne ndoshta do ta drejtojmë Ngushticën!”, tha ai.
“Ne do të jemi engjëlli mbrojtës. Duhet të rimbursohemi për këtë”, shtoi Trump.


























