Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik të autobusit në Kroaci pritet të arrijnë sot në Kosovë.
Në një prononcim për lajmi.net, pronari i kompanisë për bartjen e kufomave “Pikëllimi”, Fatmir Elezi, ka bërë të ditur se aktualisht gjenden në Kukës.
“Për momentin jemi në Kukës, për rreth 20 minuta pritet të arrijmë në Kosovë”, ka thënë Elezi.
Ai ka thënë se për procedurat e mëtejme mund të përgjigjet Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë.
Kujtojmë se nga aksidenti i autobusit në Kroaci, mbetën të vdekur 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan.