Është gjetur 84-vjeçari, Sinan Duli, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, që ka publikuar edhe pamje nga momenti kur i moshuari është nxjerrë nga gropa.
“Pas një kërkimi intenziv gjendet i gjallë 84 vjeqari Sinan Dulii i zhdukur që nga dje”, shkruan Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
84-vjeçari është gjetur rreth orës 22:30 në zonën te antena në lagjen “Kolovica” në Prishtinë, në një gropë.
Më pas, të moshuarin e kanë dërguar në me autoambulancë në Emergjencë të QKUK-së.