Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se më shumë njerëz në Rripin e Gazës mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga lufta nëse sistemi shëndetësor nuk përmirsohet, transmeton Kosova Post.
Ata thonë se janë të shqetësuar për rritjen e shpërthimeve të sëmundjeve infektive, mungesën e ilaçeve, ujit të pastër dhe ushqimit dhe se ka një numër të madh të foshnjave me diarre, pohojnë ata.
Një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e quajti një tragjedi shkatërrimin e spitalit Al-Shifa në veri të Gazës.
Dhe UNICEF thotë se ata paralajmëruan për përhapjen e sëmundjeve infektive në Rripin e Gazës.