Në Lezhë të Shqipërisë këtë të shtunë është shënuar 580-vjetori i Besëlidhjes.
Aty ndër të pranishëm, ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili afër gjashtë shekuj nga kjo ngjarje thotë se unifikimi është i domosdoshëm.
“Sikur atëherë edhe tani, unifikimi e bashkimi na bënë më të fortë dhe na shpie në fitore. Prandaj është i nevojshëm, prandaj është i domosdoshëm”, ka shkruar ai.


























