Ushtarët ukrainas, duke luftuar kundër një prej ushtrive më të mëdha në botë, shpesh duhet të përdorin pajisje të vjetruara, transmeton Kosova Post.
Disa nga pajisjet e armatimit të saj datojnë që nga Lufta e Ftohtë. Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda.
Mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në aleatët Perëndimor – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Prandaj qeveria ukrainase kërkon me kaq këmbëngulje pajisjen me armë të rënda të forcave të saj ushtarake. Këtu bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës.
Ndërkohë gati të gjitha shtetet e NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s.
Udhëheqja ushtarake ukrainase beson se ndihma e aleatëve perëndimorë është e nevojshme nëse lufta nuk do të përfundojë së shpejti.