Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se flamuri amerikan do të ulet në gjysmështizë për një javë në mbarë vendin për të nderuar ikonën e muzikës country, Dolly Parton.
“Në nder të saj, po e ul flamurin amerikan në të gjithë Shtetet e Bashkuara për një periudhë njëjavore, duke filluar sonte në orën 18:00”, shkroi Trump në rrjetin social “Truth Social”. “Prehu në paqe, Dolly! Bota të do”.
Ai tha se nuk do të ketë kurrë më një tjetër si Dolly Parton.
“Kjo është një humbje e vërtetë për miliona njerëz. Nuk ka pasur kurrë dikush si ajo dhe nuk do të ketë më kurrë”, shkroi Trump, transmeton KK.
Lajmi se ajo ka vdekur në moshën 80-vjeçare u bë i ditur nga nipi i Partonit, Bryan Seaver.
Për familjen e saj të ngushtë do të mbahet një ceremoni private. Ajo vdiq qetësisht në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee.
Parton vdiq vetëm një vit pas bashkëshortit të saj prej gati 60 vjetësh, Carl Dean.


























