Bota e sportit në Kosovë është përballur mbrëmë me një situatë të pakëndshme, kjo pasiqë ka ndërruar jetë në moshë të re, ish-karateisti, Sejdulla Veseli, transmeton KosovaPost.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale nga Ferizaj, “Ferizaj Media”, teksa në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 15:00, në varrezat e qytetit të Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe trajneri i klubit Fituesi, Bajram Bajrami.
“Paska ndërruar jetë ish kampioni i KK Fituesit, Sejdulla Veseli, një nga nxënësit e gjeneratës së artë të klubit”.
“Ngushëllime Familjes dhe gjithë atyre që e njohën, Zoti na bashkoftë në xhehnet”, ka shkruar trajneri i KK Fituesi, Bajrami.
I ndjeri, Veseli ishte edhe anëtar i klubit të karatesë Fituesi nga Ferizaj.