Prokuroria e Tiranës i ka nisur hetimet për një rast të pazakontë.
Dyshohet se bëhet fjalë për trafikim organesh, pasi një 33-vjeçar nga Shqipëria me emrin Saimir Sula, ka vdekur në një spital në Barcelonë, por që trupi i tij i pajetë është kthyer në vendlindje pa zemër.
Në momentin që trupi u transportua në Shqipëri për t’u varrosur, familja vuri re një të çarë në pjesën e zemrës duke dyshuar dhe kërkuar ekspertim mjeko ligjor nga ku rezultoi se i mungonte zemra.
Familja ka bërë denoncimin në prokurorinë e Tiranës, që ka nisur hetimin në bashkëpunim me autoritetet spanjolle Abc News.