Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë

    Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë

    Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima

    Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës

    Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    PK: Spekulime se “topi i zjarrit” që shkaktoi zjarrin në Serbi erdhi nga territori i Kosovës

    Bahtiri i reagon PDK-së për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin

    Bahtiri i reagon PDK-së për organizimet rreth gjyqit të Hagës, u kërkon “të kthehen në tavolinë” me Kurtin

    Liqeni i Ujmanit, destinacion i frekuentuar gjatë fundjavës

    Liqeni i Ujmanit, destinacion i frekuentuar gjatë fundjavës

    PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

    PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive

    Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

    Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

    Zj@rr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

    Zj@rr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vërtetohet vendimi i Themelores për dënimin me 11 vjet burgim për njërin të akuzuar e lirimin e tjetrit nga akuza për vrasjen në Lipjan

20 Prill 2025, 15:54
në Drejtësi, Lajme
Vërtetohet vendimi i Themelores për dënimin me 11 vjet burgim për njërin të akuzuar e lirimin e tjetrit nga akuza për vrasjen në Lipjan
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Besnik Bedrolli është dënuar me dënim unik prej 11 vjet burgim, ndërsa Bajram Bedrolli është liruar nga akuza, lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Lipjan.

Në këtë rast, Besnik dhe Bajram Bedrolli akuzoheshin se në shkurt të vitit 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin U.D., raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore– DKR në Prishtinë, e të dëmtuarit A.D dhe ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Besnik Bedrolli, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas vendimit të Apelit të marrë më 28 shkurt 2025, thuhet se ndaj vendimit të Themelores, ankesë kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit për dënimin, për çka ka kërkuar që të anulohet vendimi dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Ankesë kishte parashturar edhe i dëmtuari A.D., për shkak të vendimit për dënimin, duke propozuar që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarit Besnik Bedrolli t’i shqiptohet dënim më i lartë ose të anulohet dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Po ashtu, ankesë ka parashtruar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Besnik Bedrolli, avokati Berat Tmava, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit për dënimin, ashtu që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet nga akuza.

Sipas Apelit, pretendimet ankimore të Prokurorisë dhe mbrojtësit të të akuzuarit nuk qëndrojnë, ngase gjykata e shkallës së parë përveç që ka bërë ricilësim të veprës penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkëkryerje, në “Vrasje e rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” për të akuzuarin Besnik, po ashtu ka dhënë arsye të mjaftueshme, që përbëjnë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën është shpallur fajtor.

“…pastaj, pas vlerësimit të veprimeve konkrete të akuzuarit Bajram Bedrolli, ka përfunduar se nuk është vërtetuar se i akuzuari Bajram Bedrolli, ka vepruar në bashkëkryerje me të akuzuarin Besnik Bedrolli, për çka, edhe e ka liruar nga akuza e prokurorisë, kuptohet duke bërë këtë edhe për veprën tjetër penale të armëmbajtjes, pasi që nuk është vërtetuar se i akuzuari Bajram Bedrolli, ditën kritike të ketë përdorur armë zjarri, sikur që konstatohet në aktakuzën e prokurorisë”, thuhet në vendim.

Gjithnjë sipas Apelit, pretendimet sa i përket vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike nuk qëndrojnë, pasi që Themelorja ka vërtetuar faktet dhe rrethanat se ditën kritike pasi më parë ka ardhur deri tek konflikti verbal e më pastaj edhe fizik, në mes të tani të ndjerit U.D., dhe të akuzuarit Bajram Bedrolli.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, i drejtë dhe plotësisht i arsyeshëm dhe i bazuar në ligj, është konkludimi i gjykatës së shkallës së parë, kur konstaton gjendjen faktike të përshkruar si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar”, thuhet në vendim.

Aty thuhet se dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, ku janë përshkruar të gjitha veprimet inkriminuese të akuzuarit Besnik Bedrolli, që përbëjnë elementet e veprës penale të vrasjes së rëndë në tejkalim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

“Po ashtu, dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar, përveç, që nuk është në kundërshtim me vetëveten, i njëjti është plotësisht në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin, ngase, faktet dhe rrethanat e përshkruara në dispozitiv gjejnë mbështetje, përveç, në deklaratat e dëshmitarit – të dëmtuarve E.Q., S.A. dhe A.S., por, edhe deklarata plotësuese e ekspertit të balistikës Ilir Kukaj, ku, është vërtetuar se në rastin konkret janë përdorur dy armë, njëra nga tani i ndjeri U. D. dhe njëra nga i akuzuari Besnik Bedrolli”, thuhet në vendim.

Apeli vërteton konkludimet e Themelores edhe për atë se në mënyrë të pakontestuar vërtetohet se i akuzuari tjetër Bajram Bedrolli nuk ka kryer veprën penale në bashkëkryerje me të akuzuarin Besnik Bedrolli, sikur që pretendon Prokuroria, për çka, edhe është vendosur si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

Ndërsa, lidhur me pretendimet sa i përket lartësisë së dënimit, Gjykata e Apelit vlerëson se shkalla e parë, drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit dhe atë konform dispozitave ligjore.

Kolegji i Apelit vlerësoi se dënimin të cilin e ka shqiptuar gjykata e shkallës së parë, është i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni me intesitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit.

Ndryshe, herën e parë Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 nëntor 2018, të akuzuarin Besnik Bedrolli, për vrasje të rëndë e kishte dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje, me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim efektiv.

Ndërsa, i akuzuari Bajram Bedrolli, për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ishte dënuar me 9 vite e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje ishte dënuar me 1 vit burgim, mirëpo ndaj tij kjo gjykatë kishte shqiptuar dënimin unik prej 10 vite burgim.

Mirëpo, Gjykata e Apelit këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, duke anuluar aktgjykimin e shkallës së parë.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020 të akuzuarin Besnik Bedrolli për veprën penale “Vrasje e rëndë” e kishte dënuar me 11 vjet burgim, ndërsa për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” me një vit e gjysmë burgim. Të njëjtit, Gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 12 vitesh.

“Nuk kemi gjetur që Bajram Bedrolli ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1.5 të KPRK-së, në bashkëkryerje, nga neni 31. Në vështrim të nenit 360, gjykata ka gjetur se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, në dëm të të dëmtuarve Eroll Qyqalla dhe Skender Ademi”, kishte thënë gjykatësja Naime Krasniqi- Jashanica.

Të akuzuarit Bajram Bedrolli, për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 10 muaj.

Pas ankesës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjykata e Apelit me vendimin e 11 marsit 2021, e ka anuluar vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.

Këtë vendim, Apeli e kishte marrë me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës, i njëjti nuk është i përpiluar në pajtim me dispozitat e nenit 370, par. 7 të KPPK-së, si dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Kurse, herën e tretë, më 8 qershor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktgjykim dënues, me të cilin e ka dënuar të akuzuarin Besnik Bedrolli me 11 vjet burgim, ndërsa të akuzuarin Bajram Bedrolli e ka liruar nga akuza.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 12 tetor 2015, Besnik Bedrolli dhe Bajram Bedrolli ngarkoheshin se më 14 shkurt 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin U.D.

Sipas aktakuzës, të njëjtit fillimisht ishin fjalosur e pastaj e kishin sulmuar tani të ndjerin D., dhe të dëmtuarit Eroll Qyqalla dhe Skënder Ademi me mjete të forta, tani i ndjeri e kishte përdorur armën e tij për ta evituar sulmin, mirëpo i pandehuri Besnik Bedrolli, me revolen e tij në afërsi rreth një metër ka shtënë në drejtim të D. katër herë dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, Prokuroria i ngarkonte të akuzuarit me veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal dhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i Kodit Penal.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë

Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë

12 minuta më parë

Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima

30 minuta më parë
PSG “zhgënjen” në debutim, por Ferran Torres nis aventurën me dopietë spektakolare

PSG “zhgënjen” në debutim, por Ferran Torres nis aventurën me dopietë spektakolare

35 minuta më parë
Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës

Joe dhe Shirley DioGuardi sot marrin shtetësinë e Kosovës

49 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH