Vihet gurthemeli i qendrës kulturore në Gjilan me vlerë 1.2 milionë euro

Sot është vënë gurthemeli i qendrës kulturore “Kult Qendra” në Gjilan, e cila kap vlerën e investimit afro 1.2 milionë euro.

Sot është vënë gurthemeli i qendrës kulturore “Kult Qendra” në Gjilan, e cila kap vlerën e investimit afro 1.2 milionë euro.

“Ky objekt i Kult Qendrës që e filluam sot ka qenë mungesë e kahershme e atyre që merren me sferën e kulturës, për artistët e artdashësit. Është projekt tejet me rëndësi për jetën kulturore në Gjilan sepse e kemi vetëm sallën e teatrit si mundësi të vetme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton zyra për informim e kësaj komune.

Ai ka bërë të ditur se brenda vitit do të përfundojë objekti, për të vazhduar më pas me inventarizimin.

“Në objektin që do ta ndërtojmë tash në vlerë prej 1.2 milionë euro, përveç hapësirës alternative për teatrin e qytetit me rreth 180 ulëse e me hapësira të veçanta për persona me nevoja të veçanta, është menduar që të krijohet edhe kinemaja e qytetit, ndërkohë që galeria e qytetit do të zhvendoset këtu në një hapësirë prej 400 metra katrorë”, ka shtuar kreu i Gjilanit./rtk

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika