Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ditën e djeshme (11.05.2021-22:05), ndërsa është cilësuar si “vrasje në tentativë”, shkruan Kosova Post.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime “dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.”
Policia njofton se rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante./KosovaPost/